Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK, Duat Haradinaj po vazhdon me prezantimin e kandidatëve për asamble komunale për Prishtinën.
Luaras Meha, është kandidati i radhës. Një djalë i ri që me biznesin e tij mban shumë familje, dhe njëherit e njeh mirë problematikën e gastronomisë, i njeh edhe nevojat që i kanë çiklistët e Prishtinës.
“Zëri i gastronomëve të kryeqytetit do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Postimi në Facebook:
Sot edhe zyrtarisht i bashkohet garës për Prishtinën Luaras Meha, një i ri që me biznesin e tij mban shumë familje, dhe njëherit e njeh mirë problematikën e gastronomisë, i njeh edhe nevojat që i kanë çiklistët e Prishtinës.
Kryeqyteti ynë njihet botërisht për mbrëmjet e hareshme që e karakterizojnë.
Zëri i gastronomëve të kryeqytetit do të jetë pjesë e qeverisjes së ardhshme.
Luarasi përpos që njihet si djali i neurokirurgut të parë në Kosovë, Dr. Shefqet Mehës njihet edhe për angazhimin e tij në krijimin e shoqatës së gastronomëve të vendit tonë.
Ashtu siç kemi premtuar, hapësira për përfaqësim do të jetë nga të gjitha lëmitë e shoqërisë sonë, dhe se çdo ditë e më shumë po konsolidohet ekipi fitues!
Suksese Luarasit dhe i priftë e mbara në këtë angazhim të ri!