Gëzim Rafuna Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në komunën e Prishtinës, ka bërë të ditur se gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” kanë hasur në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë.
Ai tha se qytetarët po furnizohen me ujë ilegalisht edhe përmes gypit që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Gjatë punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” po hasin në kyqje ilegale në rrjetin e furnizimit me ujë, këto kyqje të shumta të pa evidentuara po i veshtersojnë punimet.
Dyshohet së kyqjet janë bërë pa leje, ilegale, përveq në gypin që i furnizon qytetarët, kyqjet janë realizuar edhe në gypin që e furnizon Qendrën Klinike Universitare të Kosovës( furnizimi ka karakter emergjent)”, tha ai.