Daut Haradinaj nga AAK, ka thënë se rasti në shkollën “Faik Konica” është alar për të gjithë ne.
Sipas Haradinaj, Policia e kryeqytetit duhet te krijohet URGJENTISHT, sipas ligjit për kryeqytetin
Postimi në Facebook:
Rasti i fundit në shkollën Faik Konica, është alarmi i fundit për të gjithë ne!
Policia e kryeqytetit duhet te krijohet URGJENTISHT, sipas ligjit për kryeqytetin.
Prishtina duhet jetë e sigurt, për të gjithë qytetarët e saj. Shkelja, abuzimi dhe cënimi i çfarëdo lloji, nuk duhet të ketë pardon, rastet e tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë.