Asesi qytetarët e bizneset nuk po vetëdijësohen, kjo për shkak jo vetëm të mungesës së edukatës, por edhe mungesës së ndëshkimeve nga inspektorët e policia të cilët janë neglizhentë.
Mbeturina të ndryshme duke përfshirë edhe ato të ngurta vazhdojnë pamëshirshëm të hedhen në sipërfaqen gjelbruese në lagjen "Dardania' të Gjilanit nga banorët e bizneset e papërgjegjshme, duke dëmtuar sipërfaqen gjelbruese aty.
Edhe përkundër se qytetearët kanë informuar inspektorët e zyrtarët elart komunal e policinë për hedhjet e njëpasnjëshme të mbeturinave nga qytetarët e bizneset në atë pak sipërfaqe gjelbëruese në rrugën Tefta Tashko e Muharrem Ibrahimi tash sa kohë, pos daljes së kot të inspektorëve nuk ka pasur shqiptim gjobash.
Banorët e kësaj pjese ku edhe gjendet çerdhja thuajse më e mira në vendin tonë e ndërtuar edhe nga populli amerikan, vazhdojnë të ankohen edhe për parkimin e kamionëve dhe ndotjen e mjedisit nga ata, por që në fakt inspektorët e policia vazhdojnë të neglizhojnë ankesat e banorëve, derisa pjesë e këtij krimi janë edhe zyrtarët policor.