Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Higjienës Menstruale QIKA dhe Butterfly kanë mbajtur konferencë për media para Bibliotekës Kombëtare.
Leonida Molliqaj, Drejtore Ekzekutive në QIKA dhe Ragip Dermaku, pronar i kompanisë Butterfly, theksuan sërish nevojën për kundërshtim të stigmatizimit të menstruacioneve dhe varfërisë menstruale.
Menjëherë pas konferencës bashkë me aktiviste e aktivistë vazhduam shpërndarjen e pecetave menstruale falas në kampusin e Universitetit të Prishtinës.
Gjithandej Kosovës sot u shpërndanë peceta falas nëpër shkolla, kafiteri e hapësira tjera publike.