Kosova po vazhdon të përballet me pandeminë Covid19 e cila ka përshirë tërë botën.
Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka dhënë informacione rreth shpenzimeve mjekësore të cilat i ka paguar Komuna e Prishtinës.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se deri më sot janë paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e prekur me Covid19.
Postimi i plotë:
Deri më sot, Komuna e Prishtinës ka paguar rreth 1 milion euro për qytetarët e saj të prekur nga Covid për shpenzimet mjekësore - 50 për secilin qytetar nën 65, 100 për pensionistet.
Rreth 20 mijë qytetarë!