Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka mohuar pohimet e bëra në llogarinë e Manastirit të Deçanit në Twitter që ai i ka iniciuar aksionet e bëra sot dhe dje në objektin e Kishës Ortodokse Serbe.
“Thjesht e pavërtetë. Pse duhet të shpërndani gënjeshtra?”, ka shkruar Ahmeti në Twitter duke shpërndarë fotografinë që përmbante postimin e llogarisë së Manastirit të Deçanit.
“Sipas medieve shqiptare të Kosovës, aktet e vandalizmit në Kishën Ortodokse Serbe në qendër të Prishtinës ku janë bërë grafite blasfemike janë kryer nga studentë aktivistë të inkurajuar nga kryebashkiaku Shpend Ahmeti, një bashkëpunëtor politik i kryeministrit të Kosovës, Kurti”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit në Serbi.
Simply not true on both counts! Why do you have to spread lies?@DecaniMonastery #FakeNews pic.twitter.com/9IEzSFgS32
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) June 11, 2021
Gjatë ditës së sotme PSD-ja por edhe studentët kanë realizuar aksione në këtë objekt.