Para pak çastesh ka shpërthyer një gyp i ujit me diametër fi 200 mm , te rruga e " Tiranës" që lidhet me rrugën e UÇK -së në Prishtinë, në afërsi të hekurudhës.
"Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes kanë dalë në vendin e ngjarjes , fillimisht për ta ndërprerë ujin , me qëllim sanimin e gypit.
Pa furnizim me ujë, deri në sanimin e gypit do të mbesin zonat:
Një pjesë e lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës ,lagjja Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë. Dëmtimi është i madh.", thuhet në njoftimin e Ujësjellësit 'Prishtina'.