Rruga “Muharrem Fejza” në Mati 1 nuk është në funksion, si pasojë punimeve. Kjo ka bërë që në atë pjesë të qytetit të qarkullohet përmes rrugëve alternative.
Derisa, rruga kryesore është e paqrakullueshme për shkak të punimeve, i vështirë po del të jetë edhe qarkullimi në këto rrugë alternative, pas reshjeve të shiut.
Banorët e kësaj pjese të kryeqytetit kanë kërkuar nga Komuna e Prishtinës që t’i shtrojë me zhavorr këto rrugë alternative, në mënyrë që të lehtësohet qarkullimi, derisa të përfundojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”.
“Përshëndetje Komuna e Prishtinës, Shpend A. Ahmeti, Gëzim Rafuna Mehmeti, rruga “Astrit Bytyqi”, rrugë anësore e “Muharrem Fejza”, prej dje nuk është në funksion për shkak të punimeve. Së paku 7-8 blloqe të ndërtesave nuk kemi dalje tjetër përveç daljes nga pjesa e QKMF-së dhe pastaj në “Malush Kosova”. Kërkojmë nga ju që të na ndihmoni në shtrimin e kësaj pjesë me zhavorr deri në ndërtimin e rrugës “Muharrem Fejza”. Po e shihni vet se çka ndodh pas 1 shiu!”, ka shkruar qytetari, Milot Hasimja, derisa ka publikur disa foto të asaj pjesë të qytetit.