Shiu i sotëm iu shkaktoi sërish probleme në komunikacion banorëve të rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.
Rrjedhat ujit po përshkojnë rrugët në ndërtim e sipër.
Në disa video shihet se lëvizja e këmbësorëve gati është e pamundur derisa edhe ata që kanë dalë me vetura po përballen me vështirësi.
Reshjet shkaktuan probleme edhe në disa lagje të tjera të Prishtinës ku u bllokua ujëmbledhësi në disa rrugë.