Shkallët e Dragodanit janë mbushur me plot ngjyra falë një projekti të Zyrës së BE-së në Kosovë.
Pamjet që kanë marrë shkallët ikonike të kryeqytetit i ka publikuar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Ngjyrat e Prishtinës marrin jetë edhe në shkallët e Dragodanit Pas punës fantastike të ekipit të “Gishtat Creative Touch” së bashku me kompaninë Koperativa, kjo është pamja që kanë marrë shkallët e Dragodanit.
Ky projekt u financua 100% nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosove, të cilën e falenderojmë për bashkëpunimin e përhershëm.
#prishtina