Komuna e Prishtinës është duke hartuar planin zhvillimor komunal dhe hartës zonale të komunës.
Deri me datën 2 korrik, është e hapur thirrja për diskutim publik në lidhje me skenarët zhvillimor të qytetit.
Asamblistja e pavarur, Fiknete Bejta me anë të një postimi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në konsultime që të zgjidhen problemet e pronës përmes hartës së re zonale.
Postimi i plotë:
Komuna e Prishtinës është në një fazë të rëndësishme të hartimit të planit zhvillimor komunal dhe hartës zonale të komunës. Deri me 2 korrik është hapur thirrja për diskutim publik lidhur me skenarët zhvillimor të qytetit.Harta zonale e kaluar ka qenë diskriminuese për një shumicë banorësh duke i vendosur në mënyrë arbitrare pronat e tyre nga zona e ndërtimit në zonë të gjelbër.
Ndërsa për disa oligarkë kanë krijuar oaza të ndërtimit brenda zonave të gjelbërta. Është në rregull që të rriten hapsiratë e gjelbëra mirëpo edhe “konfiskimi” i pronave pa ju dhënë zgjidhje është e padrejtë dhe nuk respektohet e drejta elementare e pronësisë.
Shpronësimi, këmbimi si dhe përfshirja në koeficentë të ndërtimit janë disa prej zgjidhjeve që duhet t’ju bëhet nga Komuna këtyre banorëve që ju kanë marrë të “drejtat e pronave”.
I inkurajoj të gjithë qytetarët e Prishtinës të marrin pjesë në këto konsultime në mënyrë që të zgjidhin problemet e pronës përmes Hartës së re zonale e cila është dokumenti më i rëndësishmi i zhvillimit të qëndrueshëm të Komunës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/June/27/auto_205328801_995051584580781_189111430116863255_n1624792395.jpg)