Kohë më parë ekspertët drurin Arrën e Hindit e cilësuan si të dëmshme, kjo për shumë arsye.
Për këtë Komuna e Prishtinës ka marrë masa duke e eliminuar drurin e dëmshëm.
Kryetari Shpend Ahmeti, ka thënë se do të vazhdoj aksionin për eleminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton.
Postimi në Facebook:
Sot, Komuna e Prishtinës trajtoj ishullin në mes të rrugës Agim Ramadani me ç’rast u bë eliminimi i drurit të dëmshëm Arra e Hindit. Sipas ekspertëve, Arra e Hindit njihet si lloji i drurit që shkakton dëme në infrastrukturë rrugore, objekte dhe shtëpi, dëmtimin e kanalizimeve, në tharjen e llojeve autoktone të drunjëve por edhe në shëndetin e njeriut duke liruar materie toksike.
Komuna e Prishtinës do të vazhdoj aksionin për eleminimin e këtij lloji të drurit me qëllim të parandalimit të dëmeve që ky lloj i drurit shkakton.