Një banesë në qendër të Prishtinës është përfshirë nga zjarri.
Sipas informacioneve të para, banesa që u përfshi nga zjarri është në rrugën “Bajram Kelmendi”, te “Katër Llullat” në qendër të Prishtinës.
Reagimi i zjarrfikësve ka qenë i menjëhershëm.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.