Me hyrjen në fuqi të masave të reja, është lejuar hapja e klubeve të natës.
Nga sot (e premte) është lejuar hapja e klubeve të natës, pas një periudhe të gjatë mbyllje për shkak të përhapjes së COVID-19.
Me lehtësimin e masave nga ana e Qeverisë, lejohet veprimtaria e klubeve të natës, meqë rast muzika lejohet deri në orën 01:00.
Ndërsa, shërbimeve të gastronomisë do t’u lejohet puna deri në orën 23:00 në ditët e punës, përveç të premtes e së shtunës kur puna iu lejohet deri në orën 00:00.
Media ka siguruar pamje nga një prej klubeve të kryeqytetit, ku shihet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve që ishin prezent në atë klub.
Atyre nuk iu bëhet vonë për COVID-19, pavarësisht se tani konsiderohet rrezik shumë i madh edhe përhapja e variantit Delta.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni një numër të madh të qytetarëve në klubin ku po performonte Dafina Zeqiri.