Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka uruar të gjijthë besimtarët e fesë Islame, për festën e Kurban Bajramit.
Ai bëri thirrje që kjo ditë e sakrificës të jetë udhëzues i yni për harmomi dhe begati në familjet tona.
“Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Qytetarë të dashur të Prishtinës,
Pranoni urimet e mia më të përzemërta me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo ditë e sakrificës le të jetë udhëzues i yni për harmomi dhe begati në familjet tona.
Duke aspiruar për paqe e mirësi, tregojmë që ne kemi përqafuar gjithmonë rrugën e drejtë, dhe të drejtit janë gjithmonë fitues.
Dhe ne ashtu jemi, bashkë, solidarë dhe të pathyeshëm.
Me Fat”, ka thënë Haradinaj.