Kandidati i LDK-së për Prishtinën, Përparim Rama, ka takuar sot të rinjtë e Prishtinës të cilët ka thënë se e kanë impresionuar.
Ai tha se synon që ta bëjë Prishtinën qytet të ëndrrave për ta.
“Takim frymëzues me të rinjtë e Prishtinës. Çfarë energjie… çfarë vullneti për ta ndryshu qytetin tonë!
Jam i impresionum me idetë dhe guximin e tyre për ta imagjinu Prishtinën si një qytet unik në botë. Me ta e për ta, Prishtinën do ta bëjmë një qytet të ëndërrave”, ka shkruar Rama në Facebook.