Banorët në rrugën “Muharrem Fejza”, në Prishtinë tash e katër muaj po vazhdojnë të përballen çdo ditë me gurë të shumtë, pluhur dhe mjete të punës, gjë që përveç vështirësive edhe po ua rrezikojnë jetën.
Ekipi i KosovaPress në mëngjesin e sotëm qëndroi te kjo lagje ku shiheshin vështirësitë që kanë qytetarët atje.
Kjo rrugë po pengon shumë ecjen e këmbësorëve, e sidomos personave me nevoja të veçanta të cilët nuk po munden të dalin.
Përndryshe, banorët e kësaj lagjeje ditën e martë, më 10 gusht, mbajtën një protestë para komunës së Prishtinës, ku treguan po ashtu se do të bëjnë një padi kundër komunës, nëse nuk përfundojnë këto punime.