Komuna e Prishtinës ka njoftuar se sektori i rendit komunal në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka zhvilluar sot aksion për lirimin e hapësirave publike në Parkun e Taukbahçes.
Siç bëhet e ditur janë larguar terracat e 7 lokaleve afariste, që kanë uzurpuar pjesë të caktuara të parkut.
“Aksione të tilla do të ketë edhe në lokacione të tjera”.
Kështu thuhet në njoftimin e Komunës.