Erzen Hyseni i është futur garës për asambleist në Komunën e Prishtinës.
Hyseni i cili ishte kryetar i Parlamentit Studentor të UP-së, është pjesë e listës së LDK-së në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nga sot po e nis një rrugëtim të ri, me Lidhjen e Prishtinës, e me Lidhjen e Rugovës, për të dhënë më të mirën për qytetin e Prishtinës
Postimi i tij i plotë:
Këtu në Bibliotekën Kombëtare, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, tek Prishtina jonë e dashur, aty ku u shkrua historia e lavdishme kombëtare, po i përgjigjem ftesës së qytetit tim, duke marrw pishtarin e ndryshimeve, për shpëtimin e kryeqytetit tonë të çmuar.
Po nisem nga Kolovica, aty ku linda dhe u rrita, për t’u ndalur në Lakrishtë tek Xhevdet Doda, e për të përfunduar në UP-në e vlerave të arta. Thirrjet ishin të kahmotshme, por më në fund e kuptova që duhet të bëhem zëri që do ta ndryshoj Prishtinën.
Nga sot do të vazhdoj një rrugëtim të ri, me Lidhjen e Prishtinës, e me Lidhjen e Rugovës, për të dhënë më të mirën për qytetin e Prishtinës. “Në jetë duhet pasur vullnet dhe durim, të tjerat vijnë pastaj”, kryeqytetit i mungoi e para, por asnjëherë e dyta, tani erdhi koha që këtë thënie të Ibrahim Rugovës ta funksionalizojmë me suksesin e Lidhjes Demokratike në Prishtinë.
Do i japim Përparim qytetit, për të kthyer Prishtinën e kulturës, e Prishtinën e Vokrrit, për Prishtinën e shtrenjtë që të gjithë e duam. Me ndihmën tuaj, mund të jem zëri i qytetarëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, aty ku do t’i përfaqësoja denjësisht të gjithë prishtinasit.
Prandaj, nga ju familjarë, miq, dashamirë e përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kërkoj mbështetjen tuaj me 17 tetor për të qenë pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, që të punojmë e ndryshojmë qytetin tonë, por mbi të gjitha të ndjehemi krenarë me Prishtinën dhe LDK-në.