Nga sot kërkohet dëshmi e vaksinimit për punëtorët e sektorit publik, vendim i ri i Ministrisë së Shëndetësisë që hy në fuqi nga kjo e hënë.
Por, në komunën e Prishtinës momentalisht nuk ka ndonjë zyrtarë që po kërkon certifikatën.
Aktualisht asnjë nga punonjësit e këtij institucioni nuk i është kërkuar kjo dëshmi.
E as nuk është kthyer prapa, edhe pse shumica nga të pyeturit nga media thanë se kanë marrë vaksinën.