Në Hajvali të Prishtinës, një pjesë e varrezave është kapluar nga flaka.
Në vendngjarje kanë arritur zjarrëfikësit për ta lokalizuar zjarrin.
Një lexues ka thënë se bëhet fjalë për varrezat e serbëve aty.
Telegrafi ka provuar ta kontaktojë policinë por nuk ka arritur që për momentin të marrë detaje lidhur me këtë rast.
Ndërkaq, nuk është hera e parë që këto varreza janë kapluar nga flakët, edhe më herët në vitin 2019, kishte ndodhur një rasti i tillë.