Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adoni Tahiri ka treguar se mbindërtimi aty ishte evidentuar javë më parë për çka kishte urdhëruar palën që vet ta rrënojë pjesën e shtuar por që një gjë e tillë nuk ishte përfillur.
“Javë më parë është evidentuar një mbindërtim pa leje në lagjen Dardania. Inspektorët e Ndërtimit e kanë urdhëruar palën që t'i ndalë menjëherë punimet ndërtimore, dhe ta rrënojë vet pjesën e shtuar.
Vendimi dhe urdhëresat e Inspekcionin nuk janë përfillur nga ana e palës, dhe i njëjti ka vazhduar punimet në mbindërtim. Si rrjedhojë, Sektori i Ndërtimit në kuadër të Drejtorisë së Inspekcionit ka ekzekutuar sot vendimin e rrënimin, duke e larguar konstruksionin nga pjesa e sipërme të ndërtesës.
Hapësira është kthyer në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri.