Kandidati i Prishtinës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, ka vizituar banorët e lagjes së Muhaxherëve, me të cilët ka diskutuar problemet dhe sfidat me të cilat përballen banorët.
“Kjo lagje ka problem me ndriçimin publik, ka nevojë për investime në ambientet e Ndërmarrjes Banesore, stadiumi i “KF Besëlidhja” duhet të riparohet, QMF duhet të punojë me kapacitete të plota”, ka shkruar Rama në Facebook.
Rama pa nevojën për zona të gjelbra që lidhin pjesët e kësaj zone, si dhe premtoi se rrugët e dëmtuara do të riparohen dhe siguria e qytetarëve do të rritet.
“Në bashkëpunim me qytetarët do ta bëjmë Prishtinën qytetin më unik në botë”, shtoi Rama.