Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do ta shndërrojë parkun e lagjes Arbëria në një hapësirë në shërbim të komunitetit.
“Parku përfshin fusha futbolli, basketbolli, këndin e lojërave, shtigjet për vrapim dhe këmbësorë dhe hapësira gjelbëruese”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.
“Vijojmë me punën e mirë! Prishtina, Gëzimi jonë!”, ka përfunduar Mehmeti.