Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, gjatë vizitës së tij në Marec, në lagjen Kllokoqi, ka shpalosur programin e tij për kryeqytetitn.
Mehmeti ndër të tjerash ka premtuar ndërtimin e Institutit të Bletarisë në këtë lagje.
“Kandidati për kryetar të Komunës së Prishtinës, Gëzim Mehmeti bashkë me krahun e djathtë, Selim Pacolli u zotua para banorëve se në Malësinë e Prishtinës do të ndërtojë Institutin e Bletarisë dhe se rruga e nisur këtu do të përfundojë gjatë këtyre ditëve me finalizimin e asfaltimit”, thuhet në një postim të AKR-së në Facebook.
“Është kënaqësi e veçantë kur sheh rikthimin e banorëve në tokat e tyre shekullore dhe gatishmërinë për të investuar në Bujqësi, Blegtori e Bletari pas investimeve të shumta në infrastrukturë”, thuhet tutje në këtë postim.