Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka premtuar krijimin e rripit të gjelbër për të ndërlidh lagjet e kryeqytetit me hapësira të gjelbëra.
Në një konferencë për medie, pretendenti për kryetar të Prishtinës tha se krijimi i hapësirave të gjelbëra është nevojë për të gjithë.
"Do të bëjmë rripin e gjelbër që ndërlidh lagjen me hapësirat ekzistuese të gjelbëra dhe të tjera që do t'i krijojmë.
Aty do të ketë sistem modern të ujitjes", tha ai.