Kandidatët për kryetarë të komunës së Prishtinës, po vazhdojnë fushatën e tyre për t’i bindur kryeqytetasit që të votojnë për ta.
Uran Ismaili, pretendenti nga Partia Demokratike e Kosovës, të premten është takuar me banorët në Dardani e Lakrishtë, ku i ka nënshkruar disa premtime që synon t’i realizojë për këto dy lagje.
Në terren ka dalë edhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, që vizitoi një kompani nga e cila tha se ushqimet vendore duhet të njihen ndërkombëtarisht.
Zotime për sportin, në fushën e KF Ramiz Sadikut, dha Gëzim Mehmeti i Aleancës Kosova e Re.
Ndërkaq që përballje të planprogrameve me kundërkandidatët ka kërkuar Daut Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në fushatë ende nuk ka nisur të dalë, Arben Vitia, i Lëvizjes Vetëvendosje, meqë deri tash mbante postin e ministrit të shëndetësisë.