Masat e Qeverisë për parandalimin e coronavirusit po hasin në vesh të shurdhër dhe kjo midis kryeqytetit ku në vazhdimësi ka numër të madh të policëve, por edhe inspektorë.
Një shkelje e masave ka ndodhur edhe me një autobus urban në Prishtinë, i cili është stërmbushur me udhëtarë.
Në një fotografi të publikuar nga Vrojtuesit e Lagjes në Prishtinë, shihet se si në këtë autobus udhëtarët jo vetëm që kanë zënë të gjitha ulëset e autobusit, mirëpo qëndrojnë edhe në këmbë.
Kujtojmë se me vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës operatorët e transportit rrugor lejohen të punojnë duke shfrytëzuar vetëm 50% të kapacitetit të ulëseve.