Komuna e Prishtinës ka 389 raste aktive me koronavirus.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kryeqyteti vazhdon të prijë sa i përket numrin të rasteve aktive.
Komuna e dytë pas Prishtinës është Prizreni me 192, ndërkaq Mitrovica është e treta me 143 raste aktive me COVID-19.
Gjatë ditës së shtunë, në Kosovë janë regjistruar 4 raste të vdekjes e 56 raste pozitive me COVID-19.
Ndërkaq, numri i rasteve aktive në tërë Kosovën është 2,330.