Përparim Rama për një Prishtinë shumë më të pastër!

Prishtina

Përparim Rama për një Prishtinë shumë më të pastër!

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 13:21
Përparim Rama

Programi i kandidatit të LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, përveçse i vetmi program i shkruar dhe konkret për zgjidhjen e problemeve të kryeqytetit, është duke marrë vlerësime nga ana e njohësve të problematikave të Prishtinës.

Rama, një hapësirë të madhe në programin e tij, i jep edhe çështjes mjedisore në Prishtinë – për një kryeqytet më të pastër dhe me hapësira gjelbëruese më të mëdha.

Në programin e Përparim Ramës, Prishtina do të bëhet shumë më e pastër, edhe për shkak të ridefinimit të qendrës së qytetit, gjë që do të krijojë hapësira të gjelbëruara që u dedikohen të gjithë banorëve. Po ashtu, Rama në mandatin e parë do të bëjë investime të mëdha edhe në Parkun e Gërmisë – si një destinacion shumë i frekuentuar në Prishtinë.

Për të kuptuar disa nga pikat kyqe për mjedisin në programin e Përparim Ramës, lexone programin e plotë të tij në linkun e mëposhtëm:

Ridefinimi i qendrës do ta çlirojë qytetin prej ‘ngulfatjes’, do të krijojë hapësira të gjelbëruara që u dedikohen të gjithë banorëve. Shtigjet e gjelbëruara për ecje, për persona me mundësi të veçanta dhe për transport alternativ do të na bëjnë të ndihemi se qyteti është vërtet i yni.

Aktivitetet e shumta rekreative e kulturore që do t’i mundësojnë hapësirat e reja të gjelbëruara, janë gjëra konkrete, e gjërat konkrete na bashkojnë!

Mungesa e veturave në këto zona do të ndikojë dukshëm në një ambient me ajër shumë më të pastër. Natyrisht, parqet do të shtohen dhe do të mirëmbahen.

Sot, kur e mendojmë Prishtinën urbane në raport me hapësirat e gjelbra, në mendje sigurisht e kemi një lloj kaosi urbanistik dhe diku jashtë tij një pikë të gjelbër që është Gërmia. Kufijtë e Prishtinës së gjelbër janë të cunguar vetëm në mendjen tonë, sepse në të vërtetë Prishtina përreth është një mrekulli natyrore.

Fshatrat e Prishtinës kanë një potencial të jashtëzakontë për zhvillim ekonomik dhe investim, sidomos në infrastrukturë. Një rol të madh në perceptimin e limituar të Prishtinës luan mungesa e infrastrukturës lidhëse mes pjesës urbane dhe fshatrave. Kur fuqizohen fshatrat përreth e ndihmojmë ekonominë, dhe stimulojnë mundësi të reja për banorët e pjesës urbane e rurale për turizëm, dhe një sërë sportesh e aktivitetesh në natyrë. Me kalimin e kohës, qëllimi është që perceptimi ynë për Prishtinën e gjelbër t’i shtyjë kufijtë përtej Gërmisë.

Natyrisht, menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave është çelës kryesor i një Prishtine të pastër. Kjo do të bëhet me rigorozitet dhe pa asnjë lëshim. Do t’i kushtohet vëmendje e veçantë punës në terren për arritjen e këtij qëllimi.

Problemet aktuale në Prishtinë janë të ndërlidhura fort me njëra-tjetrën, dhe ekziston një pasqyrë më e qartë se si zgjidhja e një problemi automatikisht rezulton në përmirësimin e një tjetri: se si ndërtimi i shkollave në vendet me nevojë e çliron trafikun e qytetit, e si ulja e trafikut e ndihmon ambientin, e si hapësirat e gjelbra dhe pastërtia ndikojnë për të mirë në shëndetin tonë. Ky është vetëm njëri prej shumë shembujve të ngjashëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat