Si u dogj lokali i braktisur në qendër të Prishtinës?

Prishtina

Si u dogj lokali i braktisur në qendër të Prishtinës?

Më: 4 tetor 2021 Në ora: 23:10
Foto

Një lokal në qendër të Prishtinës është kapluar nga flakët mesditën e së hënës.

Njësitet e zjarrëfikësve dolën në vendin e ngjarjes për të lokalizuar zjarrin, ku sipas tyre, dëmet e shkaktuara janë vetëm ato materiale.

Ndërkaq sipas drejtoreshës së shërbimeve publike në Prishtinë, Medina Braha, lokali nuk ishte funksional.

Policia ka njoftuar se janë duke u zhvilluar hetime, për të gjetur shkaktarin lidhur me këtë rast.
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat