Në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë tash e sa kohë qese të verdha me placenta të mbetura kanë mbushur disa frigoriferë.
Për shkak të mbingarkesës dyert e të gjashtë frigoriferëve nuk mbyllen dhe vjen deri te shkrirja e tyre.
Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli.
“Placentat në Klinikën e Gjinekologjisë nuk janë larguar ende, deri tani i kemi 6 frigoriferë të mbushur, për shkak të mbingarkesës dyert e të gjashtë frigoriferëve nuk mbyllen dhe vjen deri te shkrirja e tyre ”, tha ai.
Ismajli tha se nga mbetja e tyre rrezikohen si pacientët ashtu edhe stafi mjekësorë.
“Padyshim që paraqesin problem se kur të stërmbushur mbesin të hapur, vjen deri të shkrirja e placentave, rreziku është si për pacientët e më shumë për stafin shëndetësor, placentat dhe gjaku janë medium i përshtatshëm për infeksion ”, tha ai.