Daut Haradinaj ka thënë se programi i tij parasheh hapjen e dhjetë fabrikave në kryeqytet.
Ai si kandidat i AAK-së për Kryetar të Prishtinës është shprehur se kjo është kërkesë për investime.
“Do të krijoj kushte të hapim fabrika. Në ish-Jugosllavi ka pasur thertore, përse mos të krijomë kushte për të pasur një fabrikë të mishit dhe një thertore profesionale. Si i ri e mbaj mend fabrikën, thertoren në Gjakovë. Përpunimi i produkteve është një mundësi e dytë, kodi 038, lirimi i taksave, këto janë mundësitë e partneritetit publiko-privat, ku secilit operator apo biznesmen ia jep hapësirën”, ka thënë Haradinaj.
“Ka shumë kërkesa për invesime të tilla, pra janë projekte që janë duke pritur më muaj. Në çdo partneritet publiko-privat komuna fiton direkt, plus fiton edhe qytetari”.