Muzikanti i njohur nga Prishtina, Genc Salihu, përmes një statusi në rrjeti social Facebook, ka deklaruar se e përkrah kandidatin e LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Salihu, madje e ka cilsuar programin e Ramës si më të mirin për kryeqytetin.
Ai ka thënë se Rama i ka tri cilësi të cilat e bëjnë të denjët për Kryetar të Komunës së Prishtinës.
“Rama i mishnon 3 cilësi që e bajnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: osht profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj candidature”, ka shkuar Salihu
“Rama m’ka befasu & gzu me kandidaturën e tij. Si Prishtinali total që jom – lindë, rritë & me dekë n’PR – nuk muj me ndejtë indiferent ndaj fushatës së tij, pamvarësisht sa toksike osht hapsina e diskursit politik & publik mes nesh, sepse ndjej urgjencë për qytetin tonë.
Rama i mishnon 3 cilësi që e bajnë thellësisht të kualifikuem për kryetar komune: osht profesionist me shumë përvojë në fushën e urbanizmit & projektet për Prishtinën i ka të mendueme shumë kohë para kësaj kandidature; osht ëorkaholic; osht i sinqertë & i ndershëm & fantastik me njerëzit.
Ndigjojeni këtu nji bisedë krejt jo formale mes dy dostave t’vjetër”, ka shkruar ai.