Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka qëndruar të shtunën në lagjen Arbëria në kryeqytet.
Ai tha se me zbatimin e Ligjit për Kryeqytetin, kësaj lagje do t’i kthehet nami i dikurshëm, si njëra ndër lagjet më atraktive në Prishtinë.
“Shumë i nderuar nga pritja e Agonit, lagjja Arbëria si asnjëherë më parë të mobilizuar në përkrahje të programit ‘e para Prishtina’.
Edhe pse në mot me shi, banorët e Arbërisë me entuziazëm të madh në përkrahje të kandidatit Agon Hana si dhe vizionit tonë për Arbërinë. “shkroi Haradinaj në një postim në Facebook.
Tutje kandidati për parin e Prishtinës theksoi se me ekipin dhe programin që e kanë, fitorja është afër.