Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka qëndruar në lagjen “Dardania” të kryeqytetit, duke u zotuar se do t’i plotësojë disa nga nevojat e menjëhershme të qytetarëve.
“Dardania meriton shumë më shumë. Rregullimi i fasadave, i Tunelit dhe Kurrizit menaxhimi i hapësirave të përbashkëta dhe krijimi i shtigjeve të vrapimit janë vetëm disa prej ndërhyrjeve të shpejta në këtë lagje të madhe”, ka shkruar Vitia.
“Faleminderit për ngrohtësinë në këto takime Dardani! Bashkë qeverisim!”.
Vitia ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale pasi dha dorëheqje nga posti i ministrit të Shëndetësisë para pak ditësh.