Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, e ka publikuar planprogramin e tij për kryeqytetin.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se planprogrami i tij është për Prishtinën që u përshtatet jetëve të qytetarëve.
“Për Prishtinën më të shëndetshme, më të bukur, ky është programi ynë i detajuar që do të pasurohet edhe më shumë përgjatë qeverisjes sonë të përbashkët”, ka thënë Vitia.