Kandidati i VV-së për Prishtinë, Arben Vitia, po vazhdon fushatën. Ai ka takuar shoqatën e kiosqeve për të cilët ka thënë se janë angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla.
“Kiosqet do t'ia shtojnë bukurinë qytetit sepse do të investojmë në to dhe do të jenë më të rregullta”, ka shkruar Vitia në Facebook.
Postimi në Facebook:
Me shoqatën e kiosqeve jemi takuar edhe më parë. Bashkarisht jemi angazhuar që t'i mbrojmë të drejtat e bizneseve të vogla.
Sot diskutuam për shumë çështje dhe u pajtuam edhe njëherë se do ta kenë mbështetjen e plotë në çdo kërkesë të drejtë e ligjore. Kiosqet do t'ia shtojnë bukurinë qytetit sepse do të investojmë në to dhe do të jenë më të rregullta.
#bashkëqeverisim