Derisa kanë mbetur edhe disa orë deri te fillimi i heshtjes zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, partitë politike, po i bëjnë përpjekjet e fundit në sigurimin e votave për kandidatët e tyre për kryetarë të komunave.
Kështu, anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti ka postuar sot një fotografi ku shihet së bashku me anëtarë tjerë të LDK-së dhe kandidatin për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.
Hamiti sipër fotografisë ka shkruar se Rama e ka programin më të mirë për transformimin e kryeqytetit.
“Takim pune i mëngjesit me Përparim Ramën, kandidatin tonë për kryetar të Prishtinës. Me njeriun e klasit, që ka programin më të mirë për ta transformuar komunën dhe kryeqytetin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Hamiti.
Ndryshe, kundërkandidatë të Ramës janë Arben Vitia nga VV, Uran Ismaili nga PDK e Daut Haradinaj nga AAK.