Salla 1 tetori ndër vite është shfrytëzuar si qendër e votimit, mirëpo e njëjta në muajt e fundit është shfrytëzuar si qendër e vaksinimit.
Për këtë shkak, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të gjithë votuesit që janë rreth pesë mijë votues, të transferohen në Fakultetin e Edukimit.
Disa qytetarë kanë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar se ku do të votojnë, teksa gjithashtu kanë qenë të pranishëm edhe disa zyrtarë policorë, ku i kanë njoftuar të gjithë se ku do të votojnë.