Uran Ismaili mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë

Prishtina

Uran Ismaili mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë

Më: 18 tetor 2021 Në ora: 13:24
Uran Ismaili

Me 21.64 për qind apo 18 mijë e 119 vota në zgjedhjet e 17 tetorit, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së. Përkundër humbjes në kryeqytet, Ismaili arriti ta qes në pah një frymë të re në kryeqytet.

Edhe pse nuk ka arritur të fitojë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka arritur të mbledh më së shumti vota në historinë e PDK-së në Prishtinë.

Uran Ismaili arriti të tregoj një mënyrë të re të të bërit politikë, e ashtu si tha edhe ai dje, “Një frymë e re doli në pah në Prishtinë”.

E kjo mënyrë e re e të bërit politikë gjeti edhe mbështetje te qytetarët, nga të cilët ai arriti të siguroj 21,64% apo 18 mijë e 119 vota.

Mirëpo, edhe pse u radhit i treti nga votat e qytetarëve, shkuarja e Prishtinës në balotazh ishte meritë e vetë Ismailit.

Kujtojmë se PDK-ja ndër vite ka shënuar rezultate të dobëta në kryeqytet, kështu edhe ishte në luftë për vendin e dytë e të tretë, pasi të parit zorr se mund t’i afrohej.

Ne vitin 2009, kandidati i PDK’së për kryetar të Prishtinës, Astrit Salihu kishte marre 8 mijë e 427 vota ose 12.2 për qind. Ne zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK’së për kryetar komune, Agim Çeku, kishte marre 9 mijë e 382 vota ose 10%. Në vitin 2017, me Lirak Çelajn PDK kishte marre 5.128 vota ose 5.8% ndërsa, në vitin 2007, kandidati i PDK’së, Fatmir Limaj kishte marrë 12 mijë e 361 vota ose 19.3 për qind.

Uran Ismaili në këto zgjedhje arriti ta bëj PDK’në faktor determinues në Prishtinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat