Kandidatja për Asamblenë Komunale të Komunës së Prishtinës, nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Fiknete Bejta, është më e votuara në listën e kësaj partie.
Bejta në një postim në Facebook, ka shkruar se ky rezultat është i ditur në bazë të votave të numëruara deri tani.
Ajo me këtë rast, tha se do të angazhohet për projektet e premtuara gjatë fushatës.
“Faleminderit Prishtinë! ♥️ Me votat e numëruara deri tani, pa ato me kusht dhe me postë, unë dal kandidatja më e votuar në listën e AKR-së. Mbështetjen dhe besimin do ta kthej me angazhim për projektet e premtuara gjatë fushatës.
Do të jemi bashkë për punët e reja në Prishtinë”, shkruan Bejta në Facebook.