Kandidati për Prishtinë, Arben Vitia, ka thnë se në mandatin e tij, nëpër klasa do ta ulë numrin e nxënësve që është 40, do ta bëjnë në 25 sepse nuk garanton ambient të shëndetshëm për ta.
Ai premton që secila shkollë do të ketë logopedin, psikologun, klasë moderne me të gjitha pajisjet, bibliotekë.
Postimi në Facebook:
40 nxënës brenda një klase nuk garanton një ambient të shëndetshëm për ta.
Me shkollat e reja do ta ulim numrin e nxënësve nëpër klasë në 25.
Gjithashtu, secila shkollë do të ketë:
- Logopedin
- Psikologun
- Klasë moderne me të gjitha pajisjet
- Bibliotekë
Prioritet do ketë Teknologjia Informative si një nga fushat me potencialin më të madh për të ardhmen e fëmijëve tanë.