KEDS njofton se një pjesë e lagjes Parku i Qytetit dhe një numër i konsumatorëve të lagjes së Muhaxherëve janë aktualisht pa energji.
Kjo si pasojë e një avarie të shfaqur në kabllon nëntokësore që i furnizon ata.
“Ekipet janë në terren, duke përcjell komplet linjën me pajisje dhe automjetin matës për detektimin e avarisë.
Sapo të lokalizohet, menjëherë do të fillojë rregullimi i saj. KEDS do ju mbajë të informuar nga terreni!”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.