Prishtina vazhdon të prijë me raste aktive me COVID-19.
Në Prishtinë aktualisht janë 109 raste aktive me COVID-19, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Pas Prishtinës është Ferizaj me 38 raste aktive, ndërsa pason Prizreni me 33.
Gjilani është i katërti me 25 raste aktive, e Kamenica e pesta me 23. Në Kosovë janë 447 raste aktive me koronavirus.