Vitia takon banorët e Mramorit: 150 milionë euro do t’i investojmë në rrugë e trotuare

Prishtina

Vitia takon banorët e Mramorit: 150 milionë euro do t’i investojmë në rrugë e trotuare

Më: 6 nëntor 2021 Në ora: 20:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia është takuar me banorët e fshatit Mramor, raporton Ekonomia Online.

Vitia me këtë rast tha se Zona e Gollakut ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e agro-turizmit.

Ai është zotuar se rruga për te Pylli i Arinjve do të rregullohet, por që fillimisht do të konsultohen me ministritë e linjës.  

Pikë grumbulluese të qumështi dhe sigurim të tregu për pemët dhe perimet për bujqit e kësaj ane ishin disa nga planet që Vitia u shpalosi këtyre banorëve.

Zona e Gollakut ka potencial të jashtëzakonshëm me turizëm e bujqësor. Në këtë drejtim është lënë mbas dore. Në programin tonë kemi thënë barazi për investime edhe në fshatra të Gollakut. Kemi një natyrë të mrekullueshme mirëpo nëse nuk i paraprijmë me infrastrukturë ne kot po flasim për agro-turizëm”.

Sa i përket rrugës të Pylli i Arinjve, nuk është mungesë e mjeteve as e dëshirës, por me ministrat e linjës duhet të diskutohet. Duhet me pa se rruga ka kalon deri në qytet a është zonë e mbrojtur apo e gjelbër. Çështja e dytë është e pronësisë, nëse janë këto në rregull bashkë me nivelin qendror kjo rrugë do të fillojë sa më shpejt”.

Rruga nga Graçanica deri te Gorenja është e buxhetuar. Për fermerët dhe bujqit një pikë grumbulluese në Prishtinë do të kushtojë 2 milionë euro dhe do të jetë më modernia. Do të kemi koordinim edhe me gastronomë që ata që përdorin produktet e juaja pemë, perime do të kenë lehtësi për të marrë produktin e juaj”.

Tutje Vitia tha se janë 150 milionë euro komuna e Prishtinës do t’i investojë në rrugë e trotuare, duke shtuar se nuk do ta mbajë premtimin për çdo projekt që prezanton.

“Janë 150 milionë euro investime të cilat komuna e Prishtinës do të investojë në rrugë e trotuare. Fjala ime kur e jap, deri sa ta mbarojë atë projekt nuk ka asgjë që më ndal se jam i pa kompromis në këtë pumë”.

Ismet Gashi, kërkoi nga Vitia që rruga te Pylli i Arinjve të kryhet sa më shpejt.

Për të hyrë në qytet po na duhet 1 orë e gjysmë. Prandaj kërkesa jonë është që kjo rrugë të hapet, ka hapësirë. Ne kemi mbet anash edhe duhet të bëhet zgjidhje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat