Në Kosovë, pamjet e rrugëve të mbushura me mbeturina nuk janë të rralla.
Ato pothuajse shihen në çdo cep të rrugës, duke përfshirë edhe kryeqytetin.
Në gjendje të tillë është sot rruga “Mbreti Genc” te Mati 1, në Prishtinë.
Nga fotoja e publikuar te “Vrojtuesit e Lagjes”, shihet se gjendja e mbeturinave është e mjerueshme.