Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, ka angazhuar një kompani për të vendosur mbishkrimin “Mirë se vini në Prishtinë”.
Ai është vendosur te rrethi kryesor në lagjen Lakërishtë.
Tani e tutje çdo kujt që hyn në kryeqytet do t’i dëshirohet mirëseardhje.
Këto janë pamjet që gjatë ditës së shtunë u panë në hapësirat poshtë urës në Lakërishtë.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/13/auto_961216368128181636814865.jpg)