Fatime Arifi Mustafa, lindi në vitin 1934, në fshatin Babush të Komunës së Lipjanit. Ajo u martua me Nazmi Mustafën si 17 vjeçare.
Ajo tërë jetën ishte një grua e fortë e cila i qëndroi krah bashkëshortit në sfidat që e percollën gjatë gjithë karieres së gjatë, si minator në Trepçë, drejtor në ndërmarrjen “Ramiz Sadiku”, kryetar në Komunën e Prishtinës, etj.
Gjithashtu, ishte një nënë e përkushtuar, e cila punoi shumë në rritjen dhe edukimin e vajzave të saj, Burbuqes dhe Violetës. Më pas u përkujdes edhe për nipat e mbesat, madje edhe për stërnipat.
Znj. Arifi Mustafa ndërroi jetë në vitin 2014 në Prishtinë, e rrethuar nga më të dashurit e saj.